EMRI & VIDEO/ Shkodër, aksidenti në Velipojë, shuhet familja vdes edhe vajza...

EMRI & VIDEO/ Shkodër, aksidenti në Velipojë, shuhet familja vdes edhe vajza 10-vjeçare

1144
0
Shares

Një dhimbje pafund për familjen Preka, e shuar e gjitha në një aksident tragjik. Edhe fëmija e tretë i familjes, vajza 10-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Shkodrës. Ajo ishte në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore pas aksidenti ku humbën jetën babai, vëllai dhe motra e saj.

Prifti katolik i Shkodrën, Marian Gega, ka ndarë pas lutjeve të këtyre dy ditëve, një mesazh ngushëllimi për vdekjen edhe të pjesëtarit të katër të familjes Preka në Velipojë, vajzës 10 vjeçare, Noemit.

“Me sa duket, Zoti të deshi më shumë se sa ne, – shkruan Gega. – Më shumë se të qëndroje me ne, ndoshta të gjithë jetën, e pikëllueme, ai i Lumi preferoi të të bashkojë me babin, motrën e vëllaçkon tënd! Pushofsh në paqe Noemi!”

Tragjedia e Velipojës ndodhi të dielën në mbrëmje; një aksident fatal shkaktoi vdekjen e Edmond Prekës dhe dy fëmijëve të tij të mitur, djalit 9 muajsh dhe vajzës 5 vjeçare. Sot, ndërroi jetë edhe Noemi, vajza e tij 10-vjeçare, ndërsa bashkëshortja Evisa është e vetmja e mbijetuar fatkeqe e kësaj drame.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY