EMRI/ Durrës, zbulohet biznesmeni që ju sekuestruan sot 2 milion euro pasuri

Saimir Tusha është biznesmeni nga Durrësi që sot iu sekuestrua me vlerë 2 milionë euro, të dyshuara të fituara nga aktivitet kriminal. 46 vjeçari nga Durrësi është i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i plotë i Policisë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë goditur një rast të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Mbi bazën e referimit të bërë nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës është ekzekutuar vendimi penal i Gjykatës duke sekuestruar pasuritë e shtetasit T. S., 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Janë sekuestruar:

  • 25 000 m2 tokë arë;
  • 10 100 m2 pemëtore;
  • 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2;
  • 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.

Pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale, kryer nga shtetasi T. S. Në total ato llogariten rreth 2 milion euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje