Supriza nga këngëtarja Bleona Qerreti, së shpejti në publik me një libër...

Supriza nga këngëtarja Bleona Qerreti, së shpejti në publik me një libër të rrezikshëm

395
0
Shares

Këngëtarja e njohur Bleona Qerreti pritet të publikojë së shpejti një libër të saj me kujtime dher histori ku pjesëmarrëse është vetë ajo.

“Politika shqiptare pritet të tronditet me një libër autobiografik të këngëtares Bleona Qeretit. Këngëtarja ka disa vite se ka nisur të shkruajë në libër autobiografik për çdo person publik që ka pasur ndikim në jetën e saj, me emra të plotë dhe konkretë. Libri është i fokusuar në aspektin erotik dhe personal”, shkruan kombineës, një portal që përmban lajme dhe shkrime të tjera nga një grup gazetarësh investigativë me përvojë të gjatë në media.

Sikurse shkurna ky portal, këngëtarja Bleona Qereti ka paralajmëruar botimin e librit dy vjet më parë.

“Ajo ka deklaruar se do të rrëfejë gjithçka, pa dorashka dhe me emra konkretë, por politikanët, me të cilët ka pasur raporte. Bleona u ka dhënë edhe një mesazh të koduar ish-bandillëve të saj, duke thënë se “nuk do t’i kursej politikanët që kanë pasur punë me mua’. Prej dy vitesh, politikanët e përmendur, po lëvizin çdo gur për të ndaluar botimin e librit. Disa prej tyre e shesin veten nëpër ekrane si personazhe me integritet të lartë dhe parime morale, ndaj botimi i librit do të ishte shkatërrimtar për ta. Përveç grindjeve në familje, librit mund të ndërpresë edhe karrierën e tyre në politikë. Lista nis me deputetin e LSI, Luan Rama. Lista do të vazhdojë me politikanë të tjerë surprizë. Paraprakisht listat mësohet se është e gjatë”, thekson portali i reporterëve të kronikës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY