FOTO GALERI/ “lufta” në Selitë, i plagosuri i sotshëm, konflikt të vjetër...

FOTO GALERI/ “lufta” në Selitë, i plagosuri i sotshëm, konflikt të vjetër me bashkëpunëtorin e Emiljano Shullazit

359
0
Shares

Një nga dy të plagosurit e sotshëm në Selitë, Gjon Pelivani, është një person që ekziston herët në dosjet e Policisë së Shtetit.

Përveç faktit që ka ndryshuar emrin e mëparshëm, Valmert, përveçse ka qënë i dënuar për vjedhje, Pelivani ka pasur “luftë” edhe me bandën e Emiljano Shullazit. Ai është plagosur në vitin 2015 nga vetë krahu i djathtë i Shullazit, Gilmando Dani, që gjendet në burg.

Gjon Pelivani dhe një person tjetër me iniciale Renato Hoxha u qëlluan me armë në një lokal në Selitë pas një sherri që patën me një person të quajtur Arti Musai. Ky i fundit i qëlloi të dy duke i plagosur dhe u largua me makinë nga vendi i ngjarjes. Policia është kërkim të tij. Nuk dihet arsyet e sherrit mes tyre që çoi në krim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY