DETAJE & FOTO GALERI/ “Lufta” në Selitë, Policia: Sulmi i organizuar, ja...

DETAJE & FOTO GALERI/ “Lufta” në Selitë, Policia: Sulmi i organizuar, ja kush ishte objektivi i 3 autorëve

455
0
Shares

Zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen me armë zjarri këtë të premte në zonën e Selitës në Tiranë.

Burime nga Policia bëjnë të ditur për “GSH”, se kanë qenë tre persona autorë të plagosjes. Më konkretisht, burimet saktësojnë referuar dëshmisë së qytetarëve që ishin në vendin e ngjarjes, se një grup prej tre personash, dy bashkë dhe një më i veçuar ishin në hyrje të lokalit.

Njëri prej tyre, ka nxjerrë pistoletën dhe ka nisur të qëllojë drejt shënjestrës, njëherësh pronari i lokalit, Gjon Pelivani, 27 vjeç, i cili njihet edhe me emrin e ndryshuar Valment Pelivani.

Si pasojë e të shtënave, mbeti i plagosur pronari i lokalit dhe kamerieri Renato Hoxha 31 vjeç.

Njëri prej tyre është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa tjetri është gjetur i shtrirë në trotuar nga policia. Por fatmirësisht, që të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Forcat blu kanë shoqëruar në komisariat disa nga qytetarët, dëshmitarë të cilët janë marrë në pyetje, duke dhënë edhe një identikit të autorit. Sipas burimeve nga policia, bëhet e ditur për “GSH” se autori që qëlloi në lokal ishte i veshur me xhup të zi dhe mbante kapele në kokë.

Por nga ana tjetër, i gjithë ky moment është filmuar nga kamerat e sigurisë, që pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen. Ndërkohë që policia dyshon se shkak i ngjarjes së rëndë të jenë problemet në të shkuarën të Gjon Pelivanit.

Nga verifikimet e kryera, i riu rezulton i dënuar për vjedhje, ndërsa më herët mësohet se është përfshirë në një konflikt të ashpër me Emiljano Shullazin.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2015, dhe në atë kohë Pelivani u plagos nga miku i Shullazit, Gilmando Dani. GSH.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY