VIDEO & FOTO GALERI/ Shkëlzen Berisha: Taulant Balla fshihet pas imunitetit, gjykata...

VIDEO & FOTO GALERI/ Shkëlzen Berisha: Taulant Balla fshihet pas imunitetit, gjykata ka frikë të shprehet

105
0
Shares

Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha akuzoi deputetin socialist Taulant Balla se fshihet pas imunitetit. Pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda ku mori pjesë në seancën gjyqësore për padinë që ai ka ngritur ndaj Ballës për shpifje lidhur me çështjen CEZ, Berisha tha se Gjykata ka frikë të shprehet.

Pas dëshmisë ai ka folur për mediat duke theksuar edhe njëherë akuzat ndaj Ballës, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit se nuk ka paguar taksat për dy vite. Shkëlzen Berisha bëri publike dokumentet që ka paguar taksa 50 milionë lekë për dy vite dhe deklaroi se asnjë e ardhur e tij, apo aktivitet nuk ka lidhje me privatizimin e OSHEE dhe CEZ.

“Gjykata e Lartë ia ka dhënë njëherë gjykatës së krimeve të rënda. Ky është pingpong. Kjo është frikë për të dhënë drejtësi. Duhet të kuptoni gjendjen ku është drejtësia sot.
Gjykata e Lartë është institucioni më i lartë i këtij vendi për drejtësinë dhe vetëm një kryeprokuror apo gjykatës që ka frikë mund ta marrë këtë si argument dhe ta kthejë në Gjykatën e Lartë.
Ju jeni gazetarë keni lidhjet tuaja. E vërteta është që zoti Balla e ka ngritur këtë shpifje gjatë komisionit, jo se unë dua t’i vë një damkë të dytë por dua që të marrë një përgjigje ligjore për këtë çështje.
Kjo çështje për shpifjen e zotit Balla se në vitet 2008-2009-2010 nuk kam paguar taksa. Kjo është një shashkë politike që nuk sjell asnjë provë. Në prokurori kam shkuar dhe kam deklaruar ato që kam thënë në komision. Asnjë e ardhur e imja nuk ka lidhje me privatizimin e CEZ. Pritshmëria imë është të dalë e vërteta. Unë kam me vete dok nga tatimet që deklarojnë se kam paguar 50 mln taksa. Unë vij në respekt të ligjit. Ai që do vijë pas meje është shpifësi. Është dënuar si shpifës dhe fshihet pas imunitetit, pas Edi Ramës që e trajton si tualet. As aktiviteti im nuk ka lidhje me privatizimin e OSSH.
Në shpërblimin financiar kërkohet në padi civile por mbi të gjitha kërkohet dënimi i shpifësit”, tha Shkëlzen Berisha.

Pyetje: Po qëndrimi i Prokurorisë, e cila tha se vendimi i mëparshëm i gjykatës së Lartë është i padrejtë, si e gjykoni ju?

Berisha: Gjykata e Lartë është institucioni më i lartë i këtij vendi kur vjen puna në çështjet e drejtësisë dhe vetëm një kryeprokuror, një përfaqësues i kryeprokurorit Edi Rama dhe një kryeprokuror ose një gjykatës që ka frikë mund ta kthejë ose ta marrë këtë si argument dhe ta kthejë prapë çështjen në Gjykatën e Lartë.

Për këtë çështje ka dëshmuar edhe deputeti socialist Taulant Balla. Madje mes tyre ka pasur edhe një përballje. Ai u thirr pak javë më parë nga Gjykata për t’u pyetur për çështjen e famshme të CEZ-it. Fillimisht ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ai që e dha lajmin se Shkëlzen Berisha ishte thirrur për të dëshmuar e më pas e pranoi edhe vetë ai. Ndërkohë ai deklaroi në rrjetet sociale se nuk kishte lidhje me privatizimin e OSHEE-së dhe se kishte ngritur një padi ndaj Taulant Ballës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY