PD ka përgjimet e dy ministrave që flasin për para dhe vota,...

PD ka përgjimet e dy ministrave që flasin për para dhe vota, kjo është deklarata e Alibeajt

124
0
Shares

Kreu i Departamentit të Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj tha mbrëmjen e sotme se dy ministra që kanë goxha para, ndodhen të përgjuar me persona ku flasin për blerje votash.

Deputeti i PD-së tha se shumë shpejt do të publikohen dokumentet mbi këto përgjime dhe do të shihni se çka ndodhur, se flitet për para, vota.

Alibeaj tha se ishulli i vetëm i Prokurorisë që mesa duket do të kapet shumë shpejt është Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në vijim ai denoncoi lidhjet nepotike të personave të emëruar në institucionet e reja të drejtësisë.

“Kam idenë që në politikë duhet të jesh i vërtetë. Naurela Llagani nuk plotëson 15 vite. Është në konflikt interesi sepse ka mashtruar duke qenë në Gjykatë të Lartë duke çuar dokumente sikur punonte në shoqërinë civile dhe shoqe zyre me Ajola Xoxën.

Maks Çoku ka qenë sekretar zgjedhor për Partinë Aleanca Kuqezi i skualifikuar nga OMN. Gent Ibrahimi… kunat i Mimi Kodheli. Fatmira Luli gjyqtare që ka dënuar në komunizëm me gjyqe politike. Dhe ky i fundit një Erion Muharremaj, anëtar i fondacionit “Qemal Stafa”. Ka lidhje me Saimir Tahirin?

Unë po flas moralisht. Po ta them se si është kapur që tani, që me prokurorin e përgjithshëm provizor. Cili është i bilancit provizor të prokurorit të përkohshëm, Edi Rama? E ke vënë re që ky zotëria këtu përballë, Edi Rama, Taulant Balla flasin si kryeprokuror? E kanë nga subkoshienca e tyre”, tha Alibeaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY