Moti i keq pushton Elbasanin, 12 mijë persona pa energji elektrike, bllokohen...

Moti i keq pushton Elbasanin, 12 mijë persona pa energji elektrike, bllokohen edhe rrugët

126
0
Shares

Elbasani është nën pushtetin e motit të keq. Në këtë qark janë rreth 12 mijë banorë që kanë ngelur pa energji elektrike. Shkak i kësaj situate janë bërë erërat e forta, stuhive dhe ngricave, ndërsa janë shkëputur përcjellësit dhe dëmtuar shtyllat e tensionit të mesëm e atij të ulët në shumicën e fshatrave malorë të bashkive Librazhd, Përrenjas, Elbasan dhe Gramsh. Aktualisht në terren ndodhen prej 24 orësh 170 punonjës dhe dhjetëra mjete te OSHEE me bazë të bollshme materiale për riparimin e defekteve.

Që prej të hënës nga përkeqësimi i kushteve atmosferike mbetën pa energji elektrike 30.000 abonentë nga 110.000 që ka Qarku Elbasanit. Ndërkohë vazhdon të jetë mjaft i vështirë qarkullimi në aksin Librazhd – Bulqizë pasi segmenti Shkalla e Lunikut – Steblevë ka 50 – 60 cm dëborë.

Aktualisht sipas EC rruga është e hapur pasi dje u punua gjatë gjithë ditës por qarkullimi është i mundur vetëm me zinxhirë. Ndërkaq mjaft segmente të rrugëve rurale janë të rrezikshëm për shkak të mbizotërimit të ngricave, pasi zonat malore janë të mbuluara nga dëbora.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY