Gazetari Collaku: ‘KLP’ dhe ‘KLGJ’ më dënuan xhaxhain në ‘62

Gazetari Collaku: ‘KLP’ dhe ‘KLGJ’ më dënuan xhaxhain në ‘62

237
0
Shares
Basir Çollaku

Gazetari Basir Çollaku tha sot në emisionin 360 gradë se dy prej të përzgjedhurve si anëtarë të KLP dhe KLGJ kanë qenë hetues në kohën e komunizmit që kanë dënuar xhaxhain e tij.

“Nuk ka Shqipëria 20 juristë dhe juriste që kanë mbaruar shkëlqyeshëm dhe që nuk kanë lidhje as me komunizmin.

Dy persona që janë përzgjedhur kanë qenë hetues në komunizëm dhe në ’62-n kanë dënuar xhaxhain tim. Këta që shkulnin thonjtë me pinca në 62-n do të na japin drejtësi në 2018-n.

Çdo parti që i çojnë aty dhe japin urdhrat, i zbatojnë. Ndërkombëtarët i kanë thënë se këta hetues nuk bëjnë dhe mazhorancës i bëjnë.

Ky draft ka dalë nga ambasada amerikane me vulën e Sorosit, që ka paguar 500 mijë euro.

Është krijuar ideja që kryeprokurorja ka ardhur me mbështetjen amerikane. Gjëja e parë që bëri ishte shkërmoqja e dosjes më të nxehtë të mazhorancës. E keni dëgjuar ndonjëherë Ambasadorin Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutin të flasin për kanabisin? Më gjeni një deklaratë të tyre. Ke gjithë kupolën e policisë në kërkim. Sot e kësaj dite vazhdon trafiku i drogës në disa qarqe”,  tha gazetari Çollaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY