Padia ndaj kryeprokurore Arta Marku, rrëzohet kërkesa tjetër e Rovena Gashit

Padia ndaj kryeprokurore Arta Marku, rrëzohet kërkesa tjetër e Rovena Gashit

111
0
Shares

Rrëzohet kërkesa për paraqitjen e kryeprokurores Arta Markut në seancën për padinë e prokurores Rovena Gashi, pasi ajo e largoi nga posti i Drejtoreshës së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Rovena Gashi u përfaqësua nga avokati Çlirim Gjata, ndërsa Arta Marku nga Pranvera Gruda, ndërkohë që seanca gjyqësore e radhës është më 27 shkurt në orën 13:30. Avokatja e kryeprokurores ka kërkuar rrëzimin e padisë, pasi sipas saj është e pabazuar në prova dhe kërke4sa është abuzive.

Lirimi nga detyra

Rovena Gashi, ka paditur prokuroren Arta Marku ndërsa kërkon pezullim të vendimit të marrë. Padia është depozituar në Gjykatën Administrative. Rovena Gashi pretendon se Marku e ka hequr nga detyra pa motivacion, fill pasi ajo depozitoi kërkesën në KQZ për t’ju hequr mandati i deputetit, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehociva pa u konsultuar me kryeprokuroren.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY