Berisha thirret të dëshmojë në gjyqin e Shullazit

Berisha thirret të dëshmojë në gjyqin e Shullazit

127
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha është një nga personat e rëndësishëm që avokatët e Emiljano Shullazit e kanë kërkuar të dëshmojë në gjyqin e klientit të tyre.

Sëbashku me Berishën jaanë kërkuar të vijnë për të dëshmuar edhe ish-nëndrejtori i policisë së shtetit, Ardian Çipa dhe gruaja e Ylvi Beqajt, Marsida Musai.

Emri i Berishës doli gjatë dëshmive të ish ministrti të Brendshëm, Saimir Tahiri i cili me cinizëm tha para gjykatës së Krimeve të Rënda se personi që ka dijeni të plotë mbi kërcënimet ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, është Sali Berisha. Në atë kohë ai ka qenëe ministër i Brendshëm.

Avokatët e Shullazit, duke u nisur nga postimi i Berishës në Facebook, kanë kërkuar që dhe ish-kryeministri të jetë pjesë e dëshmitarëve. Gjykata ka pranuar këtë kërkesë të avokatëve dhe ka ftuar në seancën e të martës së ardhshme ish-kryeministrin Sali Berisha të paraqitet në gjyqin e Shullazit. Po kështu seancën e radhës pritet të paraqitet në gjykatë si dëshmitar dhe Ardian Çipa, ish-kreu i Krimeve të Rënda dhe krimit të organizuar, sot drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve pranë Ministrisë së Brendshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY