VIDEO & FOTO GALERI/ Vlorë, kush është biznesmeni që i dogjën makinën,...

VIDEO & FOTO GALERI/ Vlorë, kush është biznesmeni që i dogjën makinën, para një viti i gjakosën hundën

131
0
Shares

Një makinë Benz ML u dogj gjatë natës në qytetin e Vlorës në vendin e njohur si xhamia. Policia tha se mjeti është në pronësi të biznesmenit Edi Alikaj. Ky person para një viti u përfshi në konflikt për parkingun dhe u shfaq në media me hundët e gjakosura.

Dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi pronari i automjetit, biznesmen i njohur në Vlorë ka qenë i përfshirë në një konflikt në dhjetor të vitit 2016 për parkingun e makinës.

Informacion paraprak i policisë

Më datë 12.02.2018, rreth ora 01:00, në lagjen ”Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur Xhamia, është djegur pjesërisht, automjeti tip ”Benz” , në pronësi të shtetasit E.A. Mjeti ka qënë i parkuar. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve të djegies së mjetit.

Çfare ndodhi ne parking dhe arrestimi i Alikajt në dhjetor 2016

Më datë 15.12.2016, në lagjen “29 Nëntori” pas një konflikti midis palëve për shkak të parkimit të automjetit, situata është agravuar deri në përdorimin e mjetit prerës “thikë”, ku kanë mbetur të plagosur tre shtetasit F.V, Ç.V dhe F.V, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar fizikisht edhe një nga personat e arrestuar, shtetasi Eduard Alikaj, i cili u shrua ne spital.

Burimet thane se shkak i sherrit dhe konfliktit fizik eshte bere bllokimi i makinës së Alikajt në parkingun me pagesë në qytetin e Vlorës. Ndaj mes 44 vjeçarit Alikaj dhe mikut të tij Hënes Dalipaj nisi sherri me punonjësit e kompanisë “TIS Park shpk”.
Alikaj kishte parkuar mjetin e tip ML me targa AA 777 KP dhe kishte refuzuar të bënte pagesën prej 50 lekësh në orë.

*Pamje nga vendi i ngjarjes, ku u dogj makina e biznesmenit Alikaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY