FOTO/ Madrid, familja mbretërore nderon biznesmenin Kadri Morina

FOTO/ Madrid, familja mbretërore nderon biznesmenin Kadri Morina

225
0
Shares

Pas Oksfordit, ku u nderua me çmimin “Sokrates” për arritjet në biznes, Kadri Morina, president i kompanive të Sigurimeve “EUROSIG” dhe “INSIG”, është nderuar këtë fundjavë nga familja mbretërore spanjolle për kontributin e tij në fushën e biznesit dhe angazhimin e tij për promovimin e tolerancës fetare në Shqipëri.

Në mbrëmjen gala të organizuar në Madrid, ku merrnin pjesë akademikë, aristokratë dhe pjesëtarë të familjes mbretërore spanjolle, konsuj dhe diplomatë, gjatë marrjes së çmimeve biznesmeni Morina vuri në pah mundësitë që ofron Shqipëria për investimet e huaja.

Kadri Morina, anëtar Nderi i Akademisë Papale Bonificiana, e vuri theksin te rëndësia që i duhet kushtuar brezit të ri dhe studentëve shqiptarë që studiojnë në institucionet akademike perëndimore dhe vlerat që ata i japin shoqërisë shqiptare pas studimeve. “Është një fat për mua që, siç kam bërë në vende të tjera, të vij edhe këtu në Madrid të shpalos mundësitë që ka Shqipëria për investime të huaja, për zhvillimin e partneritetit, siç ishin takimet e mia me akademikë në universitete, me industrialistë dhe përfaqësues të botës financiare mjaft të fuqishëm nga Nju Jorku”, tha Kadri Morina, president i “EUROSIG” dhe “INSIG”.

Në mbrëmjen gala në Madrid, u prononcua edhe anëtari i familjes mbretërore spanjolle, Enrique de Barbon. “Ne jemi shumë të lumtur të kemi mes nesh zotin Kadri Morina, një biznesmen mjaft të suksesshëm. Ne në Spanjë kemi nevojë të mësojmë më shumë për Shqipërinë, sepse nuk dimë shumë për këtë vend, e çdo informacion për Shqipërinë e mrekullueshme është i mirëpritur këtu në Spanjë. Jemi të kënaqur që ai ndodhet mes nesh”, tha Enrique de Barbon.

Biznesmeni Kadri Morina është i njohur si filantrop dhe promovues i vlerave më të spikatuara të kombit shqiptar, siç ishte rasti i përmendores së Nënë Terezës në Brazil dhe promovimi i Heroit Kombëtar Skënderbeu, si mbrojtës i Krishtërimit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY