TIRANË/Policia Rrugore, 100 patenta fluturojnë për alkol dhe shpejtësi

TIRANË/Policia Rrugore, 100 patenta fluturojnë për alkol dhe shpejtësi

349
0
Shares

Policia  Rrugore e Tiranës ka ushtruar gjatë fundjavës një sërë kontrollesh në autostradë dhe në akset rrugore në brendësi të Tiranës.

Grupe poicësh kanë ushtruar kontrolle me Radar për të matur shpejtësinë e lëvizjes, ndëshkimin  e atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, dy apo tre herë më shumë se limiti i lejuar, të cilët janë burim aksidenti, rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës.

Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 10  drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ku nga alkool testet ka rezultuar se sasia e alkoolit të kosumuar varionte nga 0.56 mg/l deri në 1.29 mg/l. Si dhe  një drejtues mjeti i pa paisur me Leje Drejtimi.

Janë tërhequr 89  Leje drejtimi , nga këto:

29  Leje Drejtimi për  drejtim mjeti nën efektin e alkoolit , që varionte nga 0.22mg/l deri në 0.49 mg/l

47  Leje Drejtimi për  drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, si në autostradë  ashtu edhe në qendrat e banuara brenda qytetit të Tiranës, shpejtësi që varionin në autostradë deri në 219 km/orë dhe në qendrat e banuara deri në 106 km/orë .

13 Leje Drejtimi për shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Po gjatë 48 orëve të fundit, Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku janë vendosur gjithësej 898 masa adminsitrative, nga këto:

•  87 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit

•  85  masa për parakalim të gabuar

•  98 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit

•  10  masa për mosrespektim të sinjalistikës së semaforit

•  60 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe  11 pa kontroll teknik të mjetit

•  568 masa  për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë bllokuar dhe 9 mjete për mosshlyerje të masave administrative  mbi  5 masa a adminsitrative.

Policia Rrugore e Tiranës, edhe në ditët në vijim, do vijojë kontrollet me intensitet,  për të evidentuar dhe ndëshkuar çdo shkelës të Kodit Rrugor,  për të përmbushur objektivin parësor, atë të rritjes së parametrave të  sigurisë së jetës në rrugë .

Komisariati i Policisë Rrugore TiranëPolicia Rrugore e Tiranës, e angazhuar tërësisht për të parandaluar aksidentet rrugore duke sjellë në këtë mënyrë rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë .Policia Rrugore e Tiranës, në përmbushje të objektivit parësor për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë dhe jo atë të sasisë së masave administrative, nën moton "Alkooli dhe Shpejtësia marrin jetë", gjatë fundjavës ka ushtruar një sërë kontrollesh në autostradë dhe në akset rrugore në brendësi të Tiranës. Si çdo fundjavë Policia Rrugore e Tiranës, ka ushtruar kontrolle me Radar për të matur shpejtësinë e lëvizjes, ndëshkimin e atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, dy apo tre herë më shumë se limiti i lejuar, të cilët janë burim aksidenti, rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës. Në të gjitha rrugët e Tiranës janë ushtruar kontrolle me Drager, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur, duke u kthyer në rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës.Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ku nga alkool testet ka rezultuar se sasia e alkoolit të kosumuar varionte nga 0.56 mg/l deri në 1.29 mg/l.Si dhe një drejtues mjeti i pa paisur me Leje Drejtimi.Janë tërhequr 89 Leje drejtimi , nga këto: 29 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit , që varionte nga 0.22mg/l deri në 0.49 mg/l 47 Leje Drejtimi për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, si në autostradë ashtu edhe në qendrat e banuara brenda qytetit të Tiranës, shpejtësi që varionin në autostradë deri në 219 km/orë dhe në qendrat e banuara deri në 106 km/orë .13 Leje Drejtimi për shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.Po gjatë 48 orëve të fundit, Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku janë vendosur gjithësej 898 masa adminsitrative, nga këto:• 87 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit• 85 masa për parakalim të gabuar• 98 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit • 10 masa për mosrespektim të sinjalistikës së semaforit • 60 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe 11 pa kontroll teknik të mjetit• 568 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Janë bllokuar dhe 9 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 5 masa a adminsitrative.Policia Rrugore e Tiranës, edhe në ditët në vijim, do vijojë kontrollet me intensitet, për të evidentuar dhe ndëshkuar çdo shkelës të Kodit Rrugor, për të përmbushur objektivin parësor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë .

Publié par Policia e Shtetit sur dimanche 11 février 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY