Marrëveshja më Greqinë: Presidenti Meta nuk ka dhënë plotfuqishmërinë

Marrëveshja më Greqinë: Presidenti Meta nuk ka dhënë plotfuqishmërinë

83
0
Shares

Burime të besueshme nga Presidenca i thanë sot droni.al se qeveria nuk ka kërkuar plotfuqishmëri në lidhje me një marrëveshje të pritshme mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Dy ditë më parë një media greke e specializuar në fushën e energjisë dhe naftës publikoi të dhëna konkrete rreth marrëveshjes së arritur në lidhje me kufirin detar mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2009 u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese dhe një ndër argumentat e saj ishte edhe mungesa e plotfuqishmërisë së qeverisë nga Presidenti i asaj kohe për të arritur një marrëveshje të tillë.

Ish Presidenti Nishani deklaroi dje se deri në shtator ai nuk kishte dhënë ndonjë plotfuqishmëri për marrëveshje detare. Ndërsa sot është Presidenti Meta që konfirmon se as ai nuk ka dhënë plotfuqishmëri.

Ndërkaq Gjykata Kushtetuese është në kolaps pasi ka vetëm 5 gjyqtarë nga nëntë të tillë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY