Patatet serbe mbushin tregun shqiptar, me patatet e tyre fermerët e Korçës...

Patatet serbe mbushin tregun shqiptar, me patatet e tyre fermerët e Korçës ushqejnë lopët

170
0
Shares

Fermerët e Korçës janë drejt falimentimit. Ata protestuan ditën e sotme, pasi nuk gjejnë treg edhe pse prodhimin po e shesin nën kosto. Fermerët thonë se nuk i ndihmon shteti për të shitur produktet ndërkohë nga ana tjetër për prodhimet e huaja gjendet tregu.

Tonelata patate dhe prodhime të tjera të fermerëve të fushës së Korçës kanë mbetur stok. As ulja e çmimit te shitjes nen kosto dhe as cilësia, nuk i kane ndihmuar te gjejnë treg. Një pjesë e prodhimit ka filluar të kalbet, ndërsa ushqimi i gjedhëve me këto produkte, duket si alternativa e vetme, që kryesisht patatet të mos përfundojnë në lumë.

Në prag të falimentimit ata thonë se nuk i përballojnë kostot e mbjelljeve të reja. Protesta e tyre u bë paraditen e së shtunës. Fermerët presin një zgjidhje për t’iu mundësuar shitjen e prodhimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY