LISTA/ Miratohet KLGJ dhe KLP, tani asnjë pengesë për zgjedhjen e Prokurorit...

LISTA/ Miratohet KLGJ dhe KLP, tani asnjë pengesë për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

119
0
Shares

Kuvendi miratoi sonte vetëm me votat e mazhorancës anëtarët për KLP dhe KLGJ, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike nuk u përfshinë në votim.

Në këtë mënyrë Kuvendi ka miratuar listën finale për KLP dhe KLGJ, në votimin e tretë, ndërsa sipas Kushtetutës miratimi bëhej me votim të thjeshtë.

Për anëtarët e KLGJ-së kanë votuar pro 72 deputetë, 1 kundër dhe 1 abstenim. Ndërsa për KLP-në, pro kanë votuar 71 deputetë, 2 kundër dhe 1 abstenim.

Dy deputetë socialistë ishin kundër listës, jo pak në kushtet në disiplinës së rreptë.

Miratimi i listës u bë në votimin e tretë pasi në dy votimet e para nevojitej shumicë kushtetuese prej 94 votash.

Lista finale për KLGJ e KLP

Këshilli i Lartë Gjyqësor

(Avokatët)

Fatmira Luli

Alban Toro

(Pedagogët)

Maksim Qoku

Erion Muharremaj

(Shoq. Civile)

Naurela Llagami

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

(Avokatët)

Tartar Bazaj

Nurihan Seiti(Metaj)

(Pedagogët)

Gent Ibrahimi

Sandër Beci

(Shoq. Civile)

Alfred Balla

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY