FIER/Policia zbardh vjedhjet në katër pikat e këmbimit valutor, ja kush arrestohet

FIER/Policia zbardh vjedhjet në katër pikat e këmbimit valutor, ja kush arrestohet

150
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë të mundur finalizimin e operacionit të koduar “Exchange i fundit” ku është arritur të zbulohen dhe dokumentohen katër ngjarje të vjedhjeve me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, të ndodhura në qytetin e Fierit, konkretisht:

1. Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë ndodhur në datën 03.01.2018, në lagjen “Apollonia” Fier, e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit E.S.

2.Vjedhja me dhunë në datën 09.01.2018, në lagjen “Kastrioti” Fier, e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit L.Z, ku janë marrë 70 000 lekë.

3. Vjedhja me dhunë në datën 23.01.2018, në fshatin Levan, Fier e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit A.M, ku janë marrë 70 000 lekë.

4.Vjedhja me dhunë në datën 03.02.2018, në lagjen “11 Janari” Fier, e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit P.J ku është marë një shumë prej 500 000 lekësh dhe 300 euro.

Në lidhje me këto ngjarje u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

A.V., 25 vjeç, banues në fshatin Varibob, Fier, i dënuar më parë për “plagosje të rëndë me dashje dhe shkatërrim prone”.

Policia po punon intensivisht për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve, kapjen dhe ndalimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 139 e 25 e Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY