Greqi, sulmojnë e godasin me thikë shqiptarin, ja si i shpëtuan tentativës...

Greqi, sulmojnë e godasin me thikë shqiptarin, ja si i shpëtuan tentativës për ti rrëmbyer të dashurën

88
0
Shares

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e hënë por e  bërë publikë sot nga policia greke. Një shqiptar është plagosur me thikë në Athinë, pasi është sulmuar nga tre persona. Siç bëhet e ditur nga mediat greke, kanë qenë tre persona, të cilët pasi kanë dhunuar dhe goditur me thikë shqiptarin, ata kanë tentuar që t’i marrinë të dashurën e tij, me të cilën ishte e shoqëruara kur ndodhi ngjarja.

Sulmi ndaj shqiptarit dhe të dashurës së tij ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit, teksa ata kanë qenë duke ecur jo shumë larg stacionit të Policisë së Athinës. Tre persona me maska u janë afruar atyre, ndërsa kanë goditur me grushte dhe më pas me thikë shqiptarin duke e lënë të plagosur. Ata kanë tentuar që të marrin me dhunë të dashurën për ta futur në një furgon që e kishin parkuar aty afër. Por, ajo ka bërtitur duke bërë që të tërheq vëmendjen e patrullës së policisë, e cila ndodhej afër, ku policët kanë shkuar menjëherë në ndihmë të tij.

Një prej agresorëve është arrestuar nga policia, ndërsa dy të tjerët kanë mundur që të arratisen.  Policia e Athinës ka sqaruar se po heton për të identifikuar dhe arrestuar dy personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa ka raportuar se shqiptari i sulmuar ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY