EMRI/ Vlorë, prangoset 35-vjeçari me 30 doza heroinë te “Tre Serviset”

EMRI/ Vlorë, prangoset 35-vjeçari me 30 doza heroinë te “Tre Serviset”

51
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 35-vjeçar me akuzën për shitje dhe posedim të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë Fatmir Jonuzaj, banues në Vlorë dhe sipas njoftimit të Policisë Vendore.

“Ky shtetas është kapur nga shërbimet policore në lagjen ‘Isa Boletini’, pranë vendit të quajtur ‘Tre Serviset’,  me 30 doza lëndë narkotike të llojit Heroinë, me peshë 3.6 gramë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Vlorës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për te ndjekur rastin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY