MOTI/ Përmbytjet, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron, ja zonat e rrezikuara

MOTI/ Përmbytjet, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron, ja zonat e rrezikuara

102
0
Shares

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka bërë parashikimin për ditët në vijim në lidhje me situatën e motit dhe përmbytjeve. Sipas IGJUM, sot dhe nesër do të vazhdojë ulja e prurjeve nga lumi Vjosa, duke ulur rrezikun e përmbytjeve, por Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë rritjen e prurjeve dhe të nivelit të ujit. Sipas IGJUM, rreziku i përmbytjeve për zonën e Nën-Shkodrës do të varet edhe nga mënyra e menaxhimit të Kaskadës mbi Lumin Drin.

Parashikimi për përmbytje

Parashikohet që prurjet e lumit Vjosado të kthehen brenda shtratit natyral vetëm në ditën e nesërme (e hënë, dt. 05).

Në qarqet Fier dhe Vlore është vendosur ngjyra e kuqe, si niveli i lartë i rrezikut për efekt të përmbytjeve dhe jo të reshjeve. Për këtë arsye është vendosur shenja përkatëse në tabelë .

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Reshjet

Sot (e hënë, dt. 05) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet do të jenë në formën e dëborës 500 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

Temperaturat

Sot(e hënë, dt. 05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 / 13

në vendet e ulëta: 2 / 13

në vendet malore: -6 / 7 °C.

Era

Sot (e hënë, dt. 05) pritet të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY