PERMBYTJET/ Policia ne alarm, strukturat e tjera shteterore nuk funksionojne

PERMBYTJET/ Policia ne alarm, strukturat e tjera shteterore nuk funksionojne

105
0
Shares

Policia e Shtetit prej ditës së djeshme ka kaluar në gadishmëri të përforcuar.

Në të gjitha qarqet shërbimet e Policisë janë angazhuar në ndihmë të banorëve ku është kërkuar ndihmë.

Në Fier, Vlorë e Shkodër janë dërguar grupe të FNSH-së dhe të Delta Forcë.

Në Ferras e Novoselë ndodhen 2 njësi të FNSH- së Fier dhe 2 njësi të Deltës me makina me kalueshmeri të lartë dhe varka e gomone.

Në fshatin Theth Shkodër është kërkuar ndihmë për ta trasportuar drejt spitalit Shkodër një shtetase të huaj e cila ka shfaqur probleme shëndetësore. Janë dërguar shërbimet e Policisë me mjet policie të larte dhe mjekun e zonës.

Shërbimet e Policisë në Gjirokastër gjatë mbremjes janë angazhuar në evakuimin e banorëve të një pallati ku ka pasur shkarje dheu dhe rrezikohej pallati.

Në të gjitha akset rrugore Policia Rrugore ka shtuar prezencën për të orientuar e ndihmuar drejtuesit e mjeteve për shkak të prezencës së ujit në rrugë apo të dëborës në zonat e thella.

Patrullat e Përgjithshme në të gjithë territorin janë në patrullim të pandërprere duke ju ardhur në ndihmë disa banorëve në qytete të ndryshme e fshatra që kanë kërkuar ndihmën e Policisë.

Në të gjitha Sallat Operative të Policisë është përforcuar shërbimi duke iu përgjigjur në kohë reale clçdo telefonate të ardhur nga banorët në zona të ndryshme.

Policia e Shtetit është në gadishmëri të plotë duke bashkëpunuar e koordinuar veprimet me Emergjencat Civile dhe për çdo nevojë dhe ndihmë nga forcat e policisë te kontaktojnë në numrat e telefonit pa pagesë 112 e 129.

Gjithashtu në rast neglizhence nga punonjësit e policisë qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, sky, mountain, car, outdoor and nature

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY