DETAJE/ Shkodër, shkatërrohet grupi i 7 trafikantëve kokaine, ja si ranë në...

DETAJE/ Shkodër, shkatërrohet grupi i 7 trafikantëve kokaine, ja si ranë në grackën e policisë

104
0
Shares

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ka regjistruar procedimin penal Nr. 1619/2017, në lidhje me veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

Në sajë të një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, duke përdorur edhe metoda speciale të hetimit (vëzhgime, përgjime ambientale dhe telefonike dhe blerje të simuluar) u arrit të finalizohej me datë 02. 02. 2017, me arrestimin e 7 personave, ku 3 persona janë arrestuar në flagrancë, konkretisht shtetasit me inicialet I. T., E. Z .dhe S. A., dhe për 4 persona të tjerë janë nxjerrë urdhra ndalimi nga Prokurori, për shtetasit me inicialet H. S., A. V., K. U., dhe A. M.

Në kuadër të këtij  procedimi, u arrit tu sekuestrohej…

  • Një sasi me peshë prej 2237,6 gram lëndë narkotike e mbështjellë në qese e ndarë në dy pako, e dyshuar si Kokainë.
  • Lokali i të dyshuarve që shfrytëzohej për shpërndarje dhe përdorim të lëndëve narkotike, si dhe pajisjet fiskale të këtij lokali.
  • Tre automjete Audi, BMW dhe Ford që janë përdorur nga të dyshuarit.
  • Gjithashtu janë sekuestruar telefona celular të të dyshuarve;
  • Një sasi parash lekë dhe valutë e huaj dhe sende të tjera që mbaheshin nga të dyshuarit me cilësinë e provës materiale.

Këta persona në bashkëpunim mes tyre dhe me persona të tjerë dyshohet se kanë konsumuar veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet  283/2  dhe 285/a të Kodit  Penal.

Po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë bashkëpunëtorëve të grupi kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY