Vlorë, hidhet në erë me tritol makina e parkuar në oborrin e...

Vlorë, hidhet në erë me tritol makina e parkuar në oborrin e shtëpisë.

140
0
Shares
Foto Ilustruese

Një makinë iu vendos tritol pas mesnate në Vlorë. Policia tha se “Benz”-i është dëmtuar plotësisht por nuk ka persona të plagosur, pasi makina ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë të një personi që për momentin i jepen vetëm inicialet.

“Në fshatin Kaninë të Vlorës, gjatë natës është dëmtuar me lëndë shpërthyese mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit I. Y.

Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së shtetasit I.Y., dhe është dëmtuar pothuajse plotësisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY