VIDEO GALERI/ PD denoncon marrëveshjen Marku – Xhafaj për SPAK privat

VIDEO GALERI/ PD denoncon marrëveshjen Marku – Xhafaj për SPAK privat

95
0
Shares

Partia Demokratike ka denoncuar sot marrëveshjen mes Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, marrëveshje që e vendos Prokurorinë në shërbim total të Saimir Tahirit dhe prishjes së hetimit ndaj tij.

Deputetët Oerd Bylykbashi e Enkelejd Alibeaj dhe Këshilltari Juridik Gazment Bardhi dhanë një konferencë në selinë e Partisë Demokratike për zhbërjen e Reformës në Drejtësi dhe SPAK. Ata bënë të njohur, problemet e rënda ligjore dhe  prapaskenat që fsheh marrëveshja e sotme Xhafaj – Marku. “Caktimi i prokurorëve që luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin do të duhet të bëhen pas skanimit të integrimit të tyre nga organet e Vetting-ut, por ky rregull i ligjit shmanget nga marrëveshja e sotme e bashkëpunimit, sepse prokurorët do të duhet të kalojnë certifikimin nga KLP që është nën drejtimin e Kryeministrit.

Po ashtu, dosja e Saimir Tahirit nuk do të jetë më në dorë të prokurorëve, por me urdhër të Prokurores së Përgjithshme i kalon prokurorëve të besuar të qeverisë.

Shteti i së drejtës bazuar në Kushtetutë e ligj ka rënë dhe po bazohet në memorandume që qarkullojnë në zyrat e pushtetit. Qëllimi është i thjeshtë që Edi Ramës i zhytur në zullume, i duhet një Prokuror i Përkohshëm privat që ka luksin të ketë marrëveshje afatgjata dhe duket qartë se Kryeministrit i duhet ta mbajë sa më gjatë që të bëjë hetimin siç e do ai.

Kështu Rama krijon edhe SPAK-un privat sepse do të jetë Ministri i Brendshëm sipas marrëveshjes, që do t’i tregojë punën, Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo i garanton imunitetin Ramës për vitet e ardhshme”, deklaruar demokratët.

Deputetët Oerd Bylykbashi e Enkelejd Alibeaj dhe Këshilltari Juridik Gazment Bardhi konferencë në selinë e Partisë Demokratike. Marreveshja mes Ministrit te Brendshem dhe Prokurorit te Pergjithshem vendos prokurorine ne sherbim total te Saimir Tahirit, prishjes se hetimit te tij.

Publié par Partia Demokratike e Shqipërisë sur vendredi 2 février 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY