VENDIMI & EMRA/ Arrestimi i drejtorëve të Rrugëve, gjykata urdhëron edhe kontrollin...

VENDIMI & EMRA/ Arrestimi i drejtorëve të Rrugëve, gjykata urdhëron edhe kontrollin e banesave të tyre

182
0
Shares

Gjykata e Shkallës së Parë e Elbasanit ka urdhëruar dje edhe kontrollin e banesave të zyrtarëve të akuzuar e arrestuar, si të dyshuar për afera korruptive me tenderët e rrugëve.

Ndërkohë, ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, është arrestuar ditën e djeshme, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”. Ai ka qenë nga radhët e LSI-së në postin që mbante. Arrestimi është bërë ditën e djeshme në mbrëmje për aferat korruptive me autostradën Tiranë – Elbasan.

Xhika, së bashku me disa ish-punonjës të tjerë të lartë të ARSH-së, dyshohet se i kanë shkaktuar një dëm prej rreth 54 milionë dollarësh buxhetit të shtetit, me kontratat që kanë ngritur me privatët për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e aksit në fjalë.

Pas arrestimit të ish-drejtorit të LSI-së Dashamir Xhika, prokuroria e Elbasanit ka lëshuar edhe 10 urdhër-arreste të tjera për skandalin e rrugës së Gjinarit në Elbasan. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë edhe Andi Toma, ish-drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve, nga viti 2008 – 2013 (në kohën kur qeveriste PD), Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysa dhe Kujtim Hysa, ndërsa Rezarta Bokçiu është me ‘arrest shtëpie’.

Të njëjtat burime pohuan se nga 11 urdhër-arreste janë ekzekutuar vetëm 6 prej tyre, ndërsa priten ende të tjera arrestime. Përveç masës së arrestit, policia ka ushtruar edhe kontrolle në banesë tek zyrtarët në fjalë.

Kallëzimi për abuzime ndaj Dashamir Xhikës u bë edhe nga prokuroria e Elbasanit, konkretisht shpërdorim fondesh në ndërtimin e rrugës së Gjinarit. Procedurat e rrugës së Gjinarit kanë nisur që në vitin 2009.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, sipas detyrave dhe funksioneve që kanë patur, kanë kryer veprime dhe mosveprimeve të kundërligjshme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e objektit “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”, dhe objekti nuk është realizuar”, thuhet në vendimin e gjykatës së Elbasanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY