Dy minuta me vonesë në Parlament, jep dorëheqjen ministri

Dy minuta me vonesë në Parlament, jep dorëheqjen ministri

106
0
Shares

Mbërriti dy minuta me vonesë në sallën e Parlamentit, e për këtë dha dorëheqjen duke u shprehur thellësisht i turpëruar nga veprimi i tij. Protagonist i ngjarjes së pazakontë është lordi Michael Bates, ministri britanik i Departamentit për Zhvillimin Ndërkombëtar. Çështja është se ato dy minuta mjaftuan që zyrtarit të lartë të mos i jepej mundësia t’i përgjigjej pyetjes së parë të opozitës në Dhomën e Lordëve. Fill pas mbërritjes, Bates iu drejtua ligjvënëses laburiste, baroneshës Ruth Lister, duke i kërkuar ndjesë për mungesën në sallë dhe për atë që përshkroi si “mungesë edukate”, duke qenë se nuk gjendej në vendin e tij për t’i kthyer përgjigje.

“E kam konsideruar privilegj që t’i përgjigjem pyetjeve për llogari të qeverisë dhe kam besuar gjithmonë se, në këtë formë ne duhet ta rrisim nivelin e mirësjelljes”, argumentoi ministri, i cili nuk ngurroi të paraqiste dorëheqjen e menjëhershme.

Të pranishmit e tjerë në Dhomën e Lordëve e treguan përmes ngritjes së zërit se gjesti u tij u vlerësua, por një shfajësim i thjeshtë do të ishte më se i mjaftueshëm. Kryeministrja Theresa May vendosi më pas ta refuzonte dorëheqjen, duke shpjeguar se në gjykimin e saj, një lëvizje e tillë nuk ishte e nevojshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY