DENONCIMI/ Deputetet e LSI ngacmohen me komente seksiste në parlament

DENONCIMI/ Deputetet e LSI ngacmohen me komente seksiste në parlament

328
0
Shares

Regjia e TVSH dhe kamerat e vendosura lart mbi sallën e parlamentit kanë kapur shpesh në objektiv pamje kur burrat e parlamentit shahen dhe grushtohen mes tyre në sallën e parlamentit, por një deklaratë e Nora Malajt, deputete e LSI, zbulon se situata është më e rëndë për vajzat e reja.

Ajo që nuk shihet është se deputetet femra të LSI-së bien vazhdimisht pre e ngacmimeve dhe komenteve me natyrë seksiste, sipas Malajt. Një denoncim i tillë nuk ishte bërë asnjëherë më parë në parlament, por deputetja e LSI tha se në këtë sallë nuk ka më asnjë etikë.

“Nëse do kishit dëgjuar sot se çfarë fyerjesh i bënë deputetët e pozitës deputeteve të opozitës, do të kishit kuptuar që ka mbaruar Kodi i Etikës dhe ka filluar kodi i luftës dhe i ngacmimit seksist i parlamentit shqiptar”, u shpreh Nora Malaj.

Deklarata u bë kur Nora Malaj, kishte në krah të saj dy vajza të reja deputete, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi. Të dyja deputetet u kthyen në personazhe të protestës së 18 dhjetorit për shkak të përplasjes brenda dhe jashtë parlamentit, por më parë nuk ishte bërë asnjë denoncim për komentet seksiste nga kolegët e tyre deputetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY