Qeveria do paguajë shtëpinë e Arta Markut, ky është çmimi

Qeveria do paguajë shtëpinë e Arta Markut, ky është çmimi

239
0
Shares

Qeveria ka marrë vendimin sot që të paguajë shtëpinë me qera të Prokurores së Përkohshme Arta Marku. Sipas këtij vendimi Marku do të paguhet me një vlerë prej 35 mijë lekësh në muaj. Duket se shtëpia e Markut do të jetë modeste dhe jo shumë e madhe nisur nga vlera e qerave në qendrën e Tiranës.

Vendimi:

1. Kompensimin, në masën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë në muaj, të pagesës së qirasë së banesës për strehimin, në qytetin e Tiranës, të prokurorit të caktuar të kryejë përkohësisht detyrën dhe funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm.

2. Pagesa e kompensimit, deri në përfundim të periudhës së përkohshme, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të kryhet çdo muaj, me fondet e buxhetit të miratuar për vitin 2018 për Prokurorinë e Përgjithshme.

3. Shuma e përgjithshme e fondit, që do të përdoret për pagesat e kompensimit, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe të rishpërndahet në buxhetin e miratuar për Prokurorinë e Përgjithshme.

4. Ngarkohen Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY