FOTO/ Kapet shqiptari”i pastrehë” me çelësin e magazinës me 80 mijë euro...

FOTO/ Kapet shqiptari”i pastrehë” me çelësin e magazinës me 80 mijë euro drogë në xhep

158
0
Shares

Një i ri shqiptar me iniciale P. X., lindur më 1999, shiste drogë në Frosinone, duke qarkulluar me biçikletë. Pasi u kap nga karabinierët dje pasdite tentoi të ikte, edhe në mënyrë të dhunshme, duke iu hedhur sipër biçikletën, pastaj u hoq si i pastrehë që jetonte poshtë urave. Por, në xhep kishte çelësin e një dere të blinduar.

Para se të kapej nga karabinierët, djali hodhi një zarf me 16 gramë kokainë dhe u përpoq të largohej, por pa sukses.

Falë profilit në Facebook, karabinierët arritën të identifikonin banesën e 19-vjeçarit, në perifieri, dera e së cilës u hap me çelësin që i gjetën në xhep. Në shtëpi iu gjetën 790 euro, dy peshore, material konfeksionimi për dozat e drogës, 200 gramë kokainë e dy gramë hashash. Vlera e drogës në treg do të ishte rreth 80 mijë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY