FOTO/ Aksidenti në Mamurras, ndërron jetë një vajzë plagosen e 3 persona...

FOTO/ Aksidenti në Mamurras, ndërron jetë një vajzë plagosen e 3 persona të tjerë

155
0
Shares

Një aksident ka ndodhur në Mamurras, për pasojë ka ndërruar jetë njëra prej të plagosurave në aksin Tiranë – Lezhë në afërsi te kryqëzimi i Patokut. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur edhe 3 persona të tjerë. Tre motra dhe një burrë u plagosën rëndë pas përplasjes së dy makinave me të cilat po udhëtonin.

Nuk dihen shkaqet e kësaj përplasjeje, por ajo ka qenë e fortë. Në njërën makinë udhëtonin tre motra, kurse në makinën tjetër një vetëm drejtuesi i mjetit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa autombulanca nga Lezha, Fushë Kruja dhe Laçi. Nga informacionet e deritanishme të plagosurit janë rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY