DETAJE/ Prokurori i Saimir Tahirit flet për herë të parë për ekstradimin...

DETAJE/ Prokurori i Saimir Tahirit flet për herë të parë për ekstradimin e “financierit” të Habilajve

187
0
Shares

Ekstradimi i Nezar Seitit, të cilësuar si “financieri” i grupit të Habilajve, vazhdon të jetë një temë e nxehtë për drejtësinë shqiptare. Prokuroria e Përgjithshme, në një deklaratë ditën e premte, “fajësoi” në një farë mënyrë dy prokuroritë, atë të Krimeve të Rënda dhe të Tiranës, që nuk ishin koordinuar, sipas saj, me njëra-tjetrën për dy procedimet që kishin nisur për Seitin.

Kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajn, lidhur me çështjen në fjalë tha për “Panoramën”, se ekstradimi i Nezar Seitit nuk duhet të ndodhte. Ai ka qenë i rezervuar me prononcimet në lidhje me rastin, i cili është subjekt i një hetimi disiplinor dhe penal, siç njoftoi edhe Prokuroria e Përgjithshme ditën e premte. Megjithatë, Hajdarmataj thotë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka njoftuar Prokurorinë e Përgjithshme në lidhje me mungesën e informacionin për procedurat e ekstradimit të Nezar Seitit, që kishin nisur nga Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme. Ai, madje, tregon se nga verifikimet që ka bërë Prokuroria e Krimeve të Rënda ditët e fundit, rezulton se vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të Apelit të saj, kanë qenë të depozituara në sekretarinë e burgut “Jordan Misja”, ku qëndronte Nezar Seiti. “Jemi në një fazë analize të rastit, si nga Krimet e Rënda, ashtu edhe nga Prokuroria e Përgjithshme dhe më vonë do të kemi një qëndrim lidhur me këtë çështje. Nga verifikimet që kemi bërë ne si Prokurori e Krimeve të Rënda, rezulton se të dyja vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda kanë qenë të depozituara në burgun ku gjendej personi në fjalë. Sigurisht, që ai nuk mund të ekstradohej, por për këtë çështje do të kemi një qëndrim të mëvonshëm, pasi të përfundojë analiza”, tha Hajdarmataj, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Nga ana tjetër, lidhur me rastin, Prokuroria e Durrësit ka nisur me urdhër të Kryeprokurores së Përgjithshme, procedimin penal për ekstradimin e Nezar Seitit. Ky i fundit mbahej në burg si për efekt ekstradimi, ashtu edhe për llogari të Krimeve të Rënda, pasi u arrestua në operacionin e famshëm të Babicës, ku u kapën edhe 4 tonë drogë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY