Berisha, Nishani, Kryemadhi: Ja si e komentuan protestën pas përfundimit të saj

Berisha, Nishani, Kryemadhi: Ja si e komentuan protestën pas përfundimit të saj

131
0
Shares

Disa nga politikanët kryesorë në vend e kanë komentuar protestën sot pas përfundimti të saj duke theksuar se ishte një protestë masive e cila kishte një mesazh të fuqishëm për Kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.

Sali Berisha: 500 mije qytetare sot ne shesh

Kjo ishte protesta qe drodhi deri ne palce Noriegen dhe narkoshtetin e tij! Sot më 27 Janar me vullnetin e tyre të lirë qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë varrosën një herë e përgjithmonë 25 qershorin, ditën e triumfit të droges, krimit, mashtrimit dhe blerjes se votes. Kjo proteste varrosi narkozgjedhjet e qershorit. Ikën zgjedhjet, Edi Rama ngelet kufomë e pakallur. Mbi 500 mije shqiptare ne shesh, ne protesten me madheshtore ne Tirane!

Bujar Nishani: Rama të lexojë mirë mesazhin e protestës së madhe

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar protestën e opozitës së zhvilluar ditën e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në emisionin “Kjo javë” me gazetaren Nisida Tufa në “Neës24”.

Ai tha se gjatë këtij tubimi u përcollën mesazhet e rëndësishme të qytetarëve, të cilët me prezencën e tyre treguan se duan të punojnë dhe të jetojnë në këtë vend.

“Isha në protestë me shumë miq të mi, kryesisht me miq të vjetër të betejave të mëdha politike të 2005-ës, ku unë nisa rrugëtimin politike për herë të parë, nga zona e Laprakës. U ndjeva mirë nga protesta e sotme, pasi pashë një masivitet, jo për shkak të përcjelljes së asaj që çdo qytetar prezent në këtë tubim kërkonte të përcillte, por për faktin se besoj që një shumicë e madhe e qytetarëve shqiptarë duan të jetojnë në Shqipëri. Këtë e tregoi sot prezenca e tyre sot në protestë. Domethënë në këtë protestë, ishte jo vetëm pjesëmarrja e qytetarëve, por edhe mesazhi i përcjellë prej tyre. Ata thoshin se dua të qëndrojnë këtu, të punojnë në këtë vend, dhe të rritin dhe të shkollojnë në Shqipëri fëmijët e tyre”, tha ish-Presidenti Nishani.

Më tej, ai është ndalur tek situata ekonomike dhe sociale në vend. Nishani tha se Shqipëria ka resurse të mëdha krahasuar me vendet e rajonit, por pavarësisht kësaj, qytetarët shqiptarë kanë një nivel të ulet jetesë. Ai tha se reagimi qytetar ndaj kësaj gjendje, do të bëhet sa vjen edhe më i madh.

“Unë mendoj se lidershipi i sheh gjërat siç e ka botëkuptimin e tij bazuar kjo në parimet që ai beson. Por kur je në poste të tilla, ti duhet të kesh forcën morale, intelektuale, përgjegjësinë institucionale, që të ruash balancat, dhe të kesh edhe kujdesin e një ekuilibri. Këtë e them sidomos kur je në postin e Presidentit, që u në jam përpjekur maksimalisht ta respektoj. Unë them se shqiptarët nuk e meritojnë për asnjë kompromis situatë ku jetojnë,. E kam fjalë për situatën ekonomike dhe sociale ku jetojnë, dhe situatën institucionale në vend. Nuk ka shqiptar sot që nuk bën dallimin midis potencialeve dhe resurseve që ka Shqipëria dhe atë që qytetarët kanë. Krahasoni si janë vendet që na rrethojnë, resurset që kanë dhe mënyrën si jetojnë., kjo nuk pranohet më”, u shpreh Nishani.

Monika Kryemadhi: Nisja e protestës mbarëpopullore kudnër qeverisë së krimit

Dua të falënderoj nga thellësia e zemrës çdo shqiptar që ishte sot në protestën e opozitës!

Shpreh mirënjohjen për çdo të moshuar, pensionist, intelektual, punëtor apo student, për çdo njeri që ka humbur shpresën dhe që sot protestoi ndaj narkoshtetit.

Falënderoj dhe ata që udhëtuan nga larg për të qenë sot pjesë e protestës, edhe mijëra të tjerë që na përcollën nga media dhe rrjetet sociale dhe që do të jenë me ne në protestat e ardhshme.

Dua të falenderoj edhe forcat e rendit, që edhe pse të urdhëruar nga shefat trafikantë të drogës nuk ranë pre e provokimeve të tyre por kryen detyrën si profesionistë.

Le të jetë kjo ditë shenja e nisjes së protestës mbarëpopullore kundër qeverisë së krimit dhe drogës! Të gjithë së bashku do të mundemi ta shporrim nga qeverisja Edi Ramën dhe klikën e tij të hajdutëve! Kjo është protesta jonë, forca jonë dhe rruga e vetme për të rifituar dinjitetin!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY