MOTI/ Parashikimi për sot dhe nesër, temperaturat në rritje

MOTI/ Parashikimi për sot dhe nesër, temperaturat në rritje

85
0
Shares

Ditën e sotme do te dominoje mot i ftohtë në mëngjes me ngrica në zonat lindore ku nuk do të mungojë dhe mjegulla përgjatë luginave. Gjatë ditës temperaturat do të vijojnë me rritje. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jete i forcës 2 me lartësi vale 0,1 deri ne 0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e enjte.

Zonat malore -7/7 °C

Zonat e ulëta -3/13 °C

Zonat bregdetare 2/14 °C

Nesër, dita premte 26 Janar 2018 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta përgjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SË) me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,1 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të pësojnë rritje graduale me të dyja ekstremet.

Temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e premte.

Zonat malore -4/8 °C

Zonat e ulëta 0/15 °C

Zonat bregdetare 6/16 °C. RTSH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY