EMRA/ Tiranë, thyejnë xhamat e 6 makinave për t’i vjedhur, një në...

EMRA/ Tiranë, thyejnë xhamat e 6 makinave për t’i vjedhur, një në pranga e një në kërkim

104
0
Shares

Një 34-vjeçar është vënë në pranga ndërsa shoku i tij është shpallur në kërkim pasi ditën e mërkurë kishin thyer xhamat e 6 makinave me qëllim vjedhjen e aksesorëve. Flogert Hasa, me banim në Tiranë dhe i dënuar më parë u arrestua nga policia, ndërsa shoku i tij 24-vjeçar me iniciale P. A. është shpallur në kërkim.

Të mërkurën rreth orës 03.00 në rrugën “Thoma Koxhaj” në Kombinat, ata dyshohet se  kanë thyer xhamat e 5 automjeteve, si dhe kanë vjedhur kasetofona dhe bateri të këtyre mjeteve. Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të braktisur në afërsi të banesës së shtetasit Flogert Hasa, iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale aksesorët e vjedhur (bateri dhe kasetofona). Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas  dyshohen dhe si autorë të ngjarjes  të ndodhur më datë 11.01.2018, në rrugën ”Foto Xhevella”, ku kanë thyer xhamin e një automjeti dhe kanë vjedhur kasetofonin dhe baterinë.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta shtetas dyshohen se mund të kënë kryer. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhja” në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 134 -25 dhe 150 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY