VIDEO/ Kung Fu, kryebashkiaku provon policët duke i goditur në kraharor

VIDEO/ Kung Fu, kryebashkiaku provon policët duke i goditur në kraharor

105
0
Shares

Kryebashkiaku idonezian Ahyar Abduh i Mataram po bën tituj në të gjitha mediat e botës për mënyrën sesi ai teston aftësinë e policëve të tij duke përdorur një metodë të çuditshme dhe abuzuese. Abduh kohët e fundit emëroi një numër oficerësh të rinj në Agjencinë e Rendit Publik të qytetit (Satpol PP) dhe zhvilloi një ceremoni zyrtare për të mirëpritur stafin e ri.

Por njerëzit mbetën të surprizuar nga ajo çfarë panë. Oficerët e rreshtuar me kujdes morën nga një goditje me këmbë në kraharor gjatë ceremonisë për të vërtetuar aftësinë e tyre. Video virale, e cila dukej si një skenë nga filmi Kung Fu, filmoi kryebashkiakun duke treguar lëvizjet e tij të arteve marciale mbi oficerët në dukje të shokuar.

Por siç rezulton nuk është hera e parë që Abduh ka përdorur këtë metodë për të testuar fuqinë e oficerëve të tij. Një video tjetër tregon sesi ai abuzon me pushtetin e tij politik në një ngjarje tjetër publike. ku ai i rreshtoi oficerët e tij në mënyrë të ngjashme dhe vazhdoi t’i godiste një nga një.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY