Ariela ishte me motrën kur u qëllua për vdekje

Ariela ishte me motrën kur u qëllua për vdekje

231
0
Shares

Ariela Murati, 21 vjecarja e vrare sot ne Tirane, pasi u qellua me arme zjarri nga djali qe policia thote se i kishte refuzuar kerkesen per lidhje, nuk ka qenë e vetme në momentin që 23-vjeçari Aldison Belulaj e qelloi me nje plumb në koke duke i marre jeten.

Ajo ishte e shoqëruar nga motra dhe kusherira e saj, studente edhe ato ne Tirane.

E reja po shkonte ne shtepine e te motres, kur autori i preu rrugen dhe dyshohet qe pas nje grindje, e cila nuk ka zgjatur me shume se 2 minuta, ai ka nxjerre armen dhe e ka shkrepur ne drejtim te vajzes qe dashuronte dhe me pas vetes, raporton panorama.

Pasi dy të rinjtë janë shembur në tokë, shoqet janë afruar dhe të tmerruara kanë nisur të ulërasin, ndërsa gjithë skena është filmuar nga qytetarët e rastësishëm.

Ato kërkojnë që të telefonohet ambulanca, ndërsa edhe të pranishmit në vendngjarje shfaqen të hutuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY