VIDEO/ Itali, Policia bllokon kanabis e kokainë në fabrikën e çimentos

VIDEO/ Itali, Policia bllokon kanabis e kokainë në fabrikën e çimentos

116
0
Shares

Policia italiane e Palermos ka ekzekutuar gjatë orëve të fundit një megaoperacion që ka çuar në sekuestrimin rekord të një sasie drogë. Në një fabrikë çimentoje në komunën Carini në provincën e Palermos janë zbuluar 1470 kg hashash dhe 10 kg kokainë. Në pranga janë vënë dy pronarët palermitanë të fabrikës si dhe shoferi i kamionit i cili vinte nga rajoni i Kampanjës.

Kokainë është sekuestruar në bordin e një kamioni që po shkarkonte në ambientet e fabrikës. Ajo ishte e konfeksionuar në 10 pako, e mbuluar më një çarçaf dhe shitja e saj në treg do të sillte një përfitim prej 1 milionë e gjysmë euro. Nga ana tjetër Hashashi ishte i konfeksionuar në 49 pako me 30 kg secila. Shitja e tij në treg do të sillte një përfitim prej 8 milionë euro ndërsa sipas policisë së Palermos sasia e përgjithshme e drogës së sekuestruar do të kapërcente vlerën e 9 milionë e gjysmë euro.

Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e prejardhjes së drogës e zbulimin e bashkëpunëtorëve të tre të arrestuarve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY