Të divorcuar, por në një shtëpi, 51-vjeçari “i hyn në dru” ish-bashkëshortes

Të divorcuar, por në një shtëpi, 51-vjeçari “i hyn në dru” ish-bashkëshortes

85
0
Shares

Dhe pse të divorcuar jetojnë në të njëjtën banesë, çka ka shërbyer gjithmonë si burim konflikti. Policia e Elbasanit bën të ditur se Albert Çehu, 51 vjeç është denoncuar nga ish bashkëshortja e tij, L. H., për dhunë fizike dhe psikologjike, dhe tashmë është arrestuar.

“Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë në Lagjen ‘Dyli Haxhire’ për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases L. H., 50 vjeçe”, bën të ditur policia e Elbasanit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Elbasanit

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit:

             Albert Çehu, 51 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë në Lagjen “Dyli Haxhire” për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases L. H., 50 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”  parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY