VIDEO/ Fier, naftëtarët e ARMO-s sërish protestë, përplasen me policinë

VIDEO/ Fier, naftëtarët e ARMO-s sërish protestë, përplasen me policinë

89
0
Shares

Është tensionuar situata në Fier, aty ku naftëtarët e ARMO kanë vijuar edhe sot protestën, duke kërkuar punë dhe rrogat e prapambetura. Report TV mësoi se punonjësit e naftës kanë bllokuar rrugën kryesore të qytetit dhe janë përplasur me policinë. Naftëtarët kërkojnë sot përgjigje nga prefekti. Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë zgjidhje për dy kërkesat e tyre, duke paralajmëruar se do të bëjnë atë që bënë minatorët në vitin 1992. Më tej, naftëtarët e ARMO kanë deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e asnjë partie politike, teksa i kanë kujtuar Ramës se ndodhet në atë kolltuk me votat, djersën dhe gjakun e tyre.

“Ne jemi mbledhur sot për të vazhduar protestën tonë shumë paqësore, për t’i thënë Ramës merre seriozisht problemin e naftëtarëve, sepse ne do bëjmë atë që bënë minatorët në 1992, mos u tall me ne, me familjet tona, se ai kolltuku jot në fund të fundit është me votat tona, me djersën tonë dhe me gjakun tonë. Ne sot këtu do të vendosim bashkërisht me një lëvizje punëtore pa udhëheqje, pa politizuar, mos të shpresojë asnjë parti politike se ne do ta mbështesim, vërtet zgjidhja jonë do të vijë përmes politikës, por kurrë nuk do bëhemi pjesë e saj. Ne sot do të vendosim çfarë do të bëjmë të hënën, nëse sot prefekti nuk na kthen përgjigje për dy kërkesat tona punën dhe rrogat”, tha njëri prej protestuesve.

Naftëtarët e ARMO kërkojnë punë dhe rrogën e prapambetur të muajit dhjetor. Ndërkohë, nga protesta e sotme janë krijuar radhë të gjata mjetesh në rrugën kryesore, e bllokuar nga naftëtarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY