“Shqiptarët të flenë të qetë”, Ministria e Brendshme do të shpenzojë këtë...

“Shqiptarët të flenë të qetë”, Ministria e Brendshme do të shpenzojë këtë vit 500 milionë lekë për përgjimin e tyre

80
0
Shares

Ministria e Brendshme gjatë këtij vitit do të shpenzojë mbi 60 milionë lekë për blerjet në funksion të rritjes së sigurisë publike. Rreth 80% e këtij fondi do të shkojë për pajisjet e përgjimit ku përfshihen ato për policinë shkencore dhe kriminale, shtimi i serverëve si edhe mjete lundruese për drejtorinë kufitare bregdetare.

Buxheti i akorduar nga qeveria për këtë institucion, për vitin 2018, kap vlerën prej 21.1 miliardë lekësh , buxhet i cili shënon një rritje prej 8.4% krahasuar një vit më parë .

Lidhur me buxhetin, ministri Fatmir Xhafaj ka deklaruar më herët se përveç këtij ka edhe fonde shtesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilat do të investohen në teknologji dhe në asistencë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY