FOTO/ Itali, makina me gjobat e papaguara, “merr më qafë” shqiptarin pas...

FOTO/ Itali, makina me gjobat e papaguara, “merr më qafë” shqiptarin pas kontrollit…

121
0
Shares

Policia italiane ka sekuestruar 7 kg kokainë të pastër ndarë në pjesë gati për trafik. Aksioni është bërë nga policia italiane, sipas ANSA, e cila shkruan se në pranga u vu një shqiptar 34-vjeçar.

Shkak për ndalimin e tij u bë automjeti Hyundai, me të cilin udhëtonte shqiptari. Policia ka verifikuar targën dhe ka konstatuar se makina, pronë e një gruaje, mamaja e 34-vjeçarit, kishte shumë gjoba të papaguara.

Gjatë kontrollit policia pa me dyshim tapicerinë e cila ishte shumë më e lartë se zakonisht. Vlera e mallit të sekuestruar llogaritet në 1 milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY