Mediat në Prishtinë zbulojnë sëmundjen që e ka prekur Isa Mustafën

Mediat në Prishtinë zbulojnë sëmundjen që e ka prekur Isa Mustafën

163
0
Shares

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa mund të jetë prekur nga një sëmundje që është vështirë të kurohte dhe lidhet me demtime në pjesët periferike te sistemit nervoar, e ngjashme me atë që thirret ‘zjarri i natës’.  Mustafa vazhdon të jetë i shtruar në një spital në Gjermani për kurim ndërsa sipas Express, mjekët kosovarë dyshojnë se kryetari i LDK-së është prekur nga sindroma “Guillain-Barré syndrome” Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lërë pasoja.

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik.

Qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme për t’i dhënë një fond financiar për kurim ish-kryeministrit, por familja e tij më parë duhet të bëjë një kërkesë. E Isa Mustafa, nuk është i vetmi politikan kosovar që po kërkon trajtim shëndetësorë jashtë Kosovës. Një gjë të tillë tashmë është duke e bërë ish-kryeministri në ekzil, Bujar Bukoshi. Atij, Qeveria e Kosovës ia kishte ndarë 90 mijë euro vitin e kaluar. Shërim jashtë Kosovës kishte kërkuar edhe ish-kryeministri tashmë i ndjerë Bajram Rexhepi. Në vitet e fundit, katër politikanë kosovarë që kanë mbajtur pozita të larta institucionale kanë marrë trajtim mjekësor jashtë vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY