I fiken radarët edhe Xhackajt e Xhafajt, 800 kg marijuanë përfundojnë në...

I fiken radarët edhe Xhackajt e Xhafajt, 800 kg marijuanë përfundojnë në Itali

192
0
Shares
Foto Ilustruese

Një operacion i madh i policisë italiane në Bari ka përfunduar me sekuestrimin e 8 kuintalëve kanabis sativa, mijëra euro, 4 makina dhe arrestimin e dy shqiptarëve. Aksioni është bërë në një zonë industriale në qytetit e Barit në Itali, ndërsa droga është gjetur në një magazinë.

Guardia di Fianaza e Barit ka ekzekutuar me sukses përfundimin e një operacioni antidrogë i cili ka çuar në sekuestrimin e 800 kg drogë të tipit marijuanë dhe hashash, një pistoletë, katër automjete (dy autovetura e dy furgone) si dhe 32 mijë euro para të thata.

Nën pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë e një italian. Ata janë arrestuar në flagrancë ndërsa po shkëmbenin lëndën narkotike. Në orën 11.00 pritet konferenca e shtypit e Financës së Barit e cila do të zbardhë më shumë detaje rreth këtij operacioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY