EMRI & DETAJE/ Berat, arrestohet hajduti i 7 vjedhjeve, i gjendet edhe...

EMRI & DETAJE/ Berat, arrestohet hajduti i 7 vjedhjeve, i gjendet edhe heroinë në xhep

151
0
Shares

Nga Specialistët e Seksionit për Trafiqet dhe Narkotikët, në Berat, dje u bë arrestimi në flagrancë i Xhino Gjohilaj, 27 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi, nga kontrolli fizik i ushtruar nga shërbimet e policisë, iu gjet një dozë lëndë narkotike, e dyshuar “Heroinë”.

Në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve të ndodhura si më poshtë…

  • Më datë 04. 10. 2017, në lagjen Çlirim, dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit E. P.
  • Më datë 24. 09. 2017, në lagjen 22 Tetori, dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit tip Benz në pronësi të shtetasit D. M., dhe i ka vjedhur kasetofonin.
  • Më datë 07. 11. 2017, dyshohet se në fshatin Velabisht në banesën e shtetasit D. D., ka vjedhur një frezë dore.
  • Më datë 25. 11. 2017, në banesën e shtetasit D. M., në fshatin Velabisht dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune.
  • Më datë 13. 12. 2017, në lagjen Çlirim dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit tip Benz në pronësi të shtetasit L. S., dhe i ka vjedhur një çantë dore.
  • Më datë 01. 01. 2017, në lagjen Çlirim dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit tip Mazda në pronësi të shtetasit R. R., ku ka vjedhur një çantë dore dhe disa bizhuteri.
  • Më datë 15. 01. 2017, në rrugën Osumi, dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit tip Benz në pronësi të shtetases E. H., ku ka vjedhur dy parfume dhe një palë çelësa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, ”Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 283, 134, 150 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY