SHIFRAT/ Alarmi, divorcet në Shqipëri, ja sa rriten nga viti në vit

SHIFRAT/ Alarmi, divorcet në Shqipëri, ja sa rriten nga viti në vit

114
0
Shares

Divorci ka filluar të jetë një fenomen mjaft i përhapur në shoqërinë tonë. Ndarja e një çifti në fillim të viteve 1990 mund të komentohej në opinion si një ngjarje e rëndë, por në ditët e sotme, divorci maksimumi mbetet një problem midis palëve në ngjarje, teksa shoqërisë i mbetet vetëm të përballojë pasojat dhe kostot që krijohen. Në 25 vjet, divorcet janë shtuar ndjeshëm. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitet 1990 kishte 9 divorce për 100 martesa, ndërsa në vitin 2016, ishin 24.7 divorce për 100 martesa, nivel rekord.

Paradoksalisht numri i më i ulët i divorceve në 26 vitet e tranzicionit ka qenë në 1997-n, ku u regjistruan vetëm 5.9 divorce për 100 martesa. Siç duket, për shkak të krizës së madhe që krijoi falimenti i firmave piramidale, familjet shqiptare ruajtën kompaktin për t’i bërë ballë situatës që gati degradoi në konflikt civil. Prevalenca e divorceve shihet të ketë shënuar rritje të shpejtë pas viteve 2000, por ritmet e ndarjes së çifteve u përshpejtuan fort në periudhën 2014-2016, ku divorcet arritën përkatësisht 17.8, 21 dhe 24.7 për 100 martesa.

Por, gjithsesi, Shqipëria e ka treguesin e divorceve më të ulët se vendet e BE-së, por më të lartë se vendet e rajonit. Të dhënat e fundit demografike tregojnë se numri i martesave për 1 000 persona ka rënë brenda BE-28 në dekadat e fundit, ndërsa numri i divorceve është rritur. Sipas të dhënave të Eurostat, në BE, në vitin 2013 pati rreth 2.1 milionë martesa dhe 943 mijë divorce. Këto shifra mund të shprehen si 4.1 martesa për çdo 1 000 persona dhe 1.9 shkurorëzime për çdo 1 000 persona.

Avokate Denisa Daka tregon për “Monitor” se divorcet në Shqipëri kanë një kosto të konsiderueshme, jo vetëm për partnerët që kërkojnë zgjidhjen e martesës, por edhe për shtetin. Faktori kryesor për këtë, në shumicën e rasteve, është paaftësia ekonomike e bashkëshortëve që të paguajnë pensionin e caktuar për fëmijët dhe kjo bën që gratë, në këtë rast, t’i drejtohen shtetit për ndihmë. Një tjetër faktor që lidh drejtpërdrejt divorcin me ekonominë e shtetit është rritja e numrit të të papunëve. Në rastin konkret, pas divorcit, gruaja në shumicën e rasteve, duke u cilësuar e papunë, u drejtohet zyrave të shtetit për ndihmë. Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY