EMRAT/ KQZ u jep mandatin dy deputetëve të rinj

EMRAT/ KQZ u jep mandatin dy deputetëve të rinj

62
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetit të Kuvendit dy emrave në listën shumëemërore të cilët zëvendësojnë Aqif Rakipin e PDIU-së dhe Gledion Rehovecën e LSI-së.

Në vend të Rehovicës do të ulet përkatësisht Silva Caka nga LSI, e cila ka qenë deputete në Kuvend gjatë legjislaturës 2013-2017. Ndërkohë, deputeti më i ri në Kuvend do të jetë Dritan Bici, i cili zëvendëson Aqif Rakipin në Qarkun e Elbasanit. Dritan Bici ka qenë ish-kryetar i Bashkisë Gramsh, ish-kryekomunar dhe ish-kryetari i PS-së, po në Gramsh.

Vendimi u mor me 7 vota pro. Më 5 janar 2018 KQZ i ndërpreu mandatin Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovices pas kërkesës së prokurorisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY