Berat, makina përplas dy persona te Varrezat e Dëshmorëve

Berat, makina përplas dy persona te Varrezat e Dëshmorëve

112
0
Shares
foto ilustruese

Sot rreth orës 09:30, në rrugën Antipatrea në afërsi të vendit të quajtur “Varrezat e Dëshmorëve” ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë ku konstatuan se shtetasi E. P., 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin me targa AA 614 MD, ka përplasur shtetasit K. K., 55 vjeç, dhe E. E., 25 vjeç. Të dy të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Berat ku po marrin ndihmë mjekësore.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Berat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY