Gjermani, arma e policit vret shqiptaren 34 vjeçare

Gjermani, arma e policit vret shqiptaren 34 vjeçare

105
0
Shares

Pas gjetjes së kufomës së një gruaje 34-vjeçare nga Kosova në një banesë në Bad Langensalza (Landi Thüringen), Gjermani është arrestuar një polic federal. Sipas informacioneve të policisë, gruaja ka vdekur natën e mbrëmshme nga plagët e një arme policore, shkruan thüringen24.de dhe mediet tjera gjermane. Besohet se vdekja ka ardhur nga plumbat e një arme zyrtare të një polici federal, transmeton albinfo.ch. Polici nga Bavaria dhe një person tjetër që janë gjendur në vendin e krimit, janë arrestuar dhe sërish janë lënë të lirë.

Në banesë, sipas informacioneve të MDR janë konfiskuar një armë shërbimi dhe një letërnjoftimi i një zyrtari policor. Në banesë kishin qenë të pranishëm dy meshkuj të moshës 22-vjeçare, njëri nga të cilët pronari i banesës dhe partneri i gruas së vrarë, i cili është i njohur për policinë ndërsa tjetri, zyrtari i përmendur policor. Të dy këta kishin qenë në gjendje të dehur.

Ende nuk është krejtësisht e qartë nëse arma e gjetur është përdorur për vrasjen e kryer dhe po ashtu nuk dihet saktësisht nëse gruaja ka vdekur nga e qëlluara  me armë, përcjell albinfo.ch. Një zëdhënëse e policisë thotë po ashtu se ende nuk dihet se cili nga personat ka qëlluar. Shkaktari i vrasjes do të zbulohet pasi të kryhet hetimi. Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, përjashtohet vrasja e qëllimshme nga ana e policit. Kështu, hetimet mbi dyshimin se vrasja është bërë nga pakujdesia janë në vazhdim e sipër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY