FOTO/ Blen bombë të telekomanduar për të vrarë prindërit për shkak të...

FOTO/ Blen bombë të telekomanduar për të vrarë prindërit për shkak të të dashurës

75
0
Shares

Një adoleshent bleu një bombë të telekomanduar nga larg për të vrarë prindërit e tij, pasi mamaja nuk miratoi të dashurën e tij të racës së bardhë.

Gurtej Singh Randhawa, 19 vjeç, i cili ishte pranuar të studionte në universitetin e Liverpulit për mjekësi, kishte frikë se nëna e tij do të ndërhynte në marrëdhëniet e tyre. Sipas policisë, Randhawa, nga Wolverhampton, në Indi, mendonte se prindërit e tij do të përpiqeshin ta detyronin ta shkëpuste lidhjen e dashurisë, pasi nëna e tij nuk pranonte vajzën.

Ai u arrestua në maj të vitit 2017, pasi oficerët nga Njësia e Operacioneve të Armatosura të Agjencisë Kombëtare të Krimit zëvendësuan paketën që ai kishte porositur në faqet e “errëta” në internet. Randhawa u arrestua pas testimit të pajisjes dhe u deklarua fajtor për përpjekjen për të importuar eksplozivë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY